“Urrejtja e bartësve të institucioneve të Kosovës për Thaçin, Veselin dhe të tjerët”

12 prill 2022 | 18:54

Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka thënë se urrejtja e bartësve të institucioneve të Kosovës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët është e madhe.

Sipas tij, po bëhen tri ditë dhe kanë filluar të amnestojnë Shërbimin Inteligjent serb, i cili kishte planifikuar vrasjen e Dick Marty, për t’i fajësuar shqiptarët.

“Urrejtja e bartësve të institucioneve të Kosovës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët është aq e madhe, saqë tash e tri ditë, kanë filluar të amnestojnë Shërbimin Inteligjent serb, i cili kishte planifikuar vrasjen e Dick Marty, për t’i fajësuar shqiptarët! Përnjëherë e kanë ndalur fushatën në mediet ndërkombëtare dhe në mediet në Kosovë kundër presidentit serb, Aleksander Vuçiq”, ka shkruar Behrami në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shkruar se bartësit e institucioneve të Kosovës nuk duhet të frikësohen se Gjykata Speciale nuk do të zhbëhet. “Mos u tutni bre se Gjykata Speciale nuk zhbëhet, madje nuk ka as përpjepje për ta zhbërë. Veç është në interes të Kosovës me tregu që pretendimet e Martyt ishin desinformata ruse. Këtë do ta dëshmojë edhe procesi gjyësor. Pse po iu frikësoheni kaq shumë pafajësisë së krerëve të UÇK-së? Pse more?”, ka shkruar ish-këshilltari i Thaçit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar sot udhëzimin administrativ…