Urrejtja e shprehur ndaj Ganes një pjesë të burimit e ka edhe në racizmin kulturor të Jugosllavisë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ardian Kastrati i ka dal në mbrojtje bashkëpartiakes, deputetes Ganimete Musliu nga sulmet siç thotë vet deputeti Kastrati nga ata që ‘burimin e kanë nga racizmi kulturor jogosllav’.
Reagimi i plotë i Kastratit:
Urrejtja e shprehur ndaj Ganes një pjesë të burimit e ka edhe në racizmin kulturor të Jugosllavisë.
Yugoslavia apo më saktë Serbia përmes Yugoslavisë, njerëzit nga regjioni i Drenicës i trajtonin si djajë të tmerrshëm. Ata ishin të përjashtuarit apsolut nga çdo investim. Ata ishin siç thonin serbët në Prishtinë atëherë “zezakët tanë” apo “xhelatët me bishta”.
Arsyeja ishte e thjeshtë. Drenica historikisht ishte qendër rezistence ndaj të gjitha pushteteve serbo-sllave.
Këtij diskursi përçmues ndaj Drenicës ju bashkangjitën edhe shumë shërbëtorë jugoslav shqiptarë.Ndër gjenerata të reja ata krijuan tiparet e veta dalluese, si: ” ne jemi qytetarë, ne jemi urban, etj….e ata janë katundarë”.
Ky ishte objekti i tyre i krenarisë për të cilën ishte dashur t’u vinte turp. Si mos me ju ardhë turp nëse arritja më e madhe e tyre ishte se janë lind në spitalin e Prishtinës ndërsa dikujt tjetër iu është prerë kthiza në odë.
Këta pseudo-urban e këngëtarë që fyen Ganen në baza raciste mendojnë se i kanë gjyshërit nga Parisi. Në fakt, gjyshërit e tyre kane veshur ” dane të bardha me një vijë të verdhë (sarihtë) në mes” edhe në kohën e Yugosllavisë. Shumica prej tyre kanë qenë të pashkollë, pllumaxhi e tugjarë por ama e kanë vetshpallur veten qytetarë.
Identitetin e tyre kulturor “të veçantë” në kohën e Jugosllavisë ky soj e ka përdor si mjet përjashtimi ndaj të tjerëve. Kjo është shpreh publikisht në Prishtinë në ditët e para të pasluftës kur Ganja dhe të tjerë nga Drenica dolën fitimtar ndaj Serbisë fal luftës së tyre çlirimtare plot me sakrifica.
Sot është afërsisht ky i njëjti soj që fyen Ganën, mbi të gjitha për shkak të prejardhjes së saj nga Drenica dhe identifikinit të saj politik.Disa mund të jenë edhe të rinj në moshë por ata pavetëdijshëm imitojnë metoda të paraardhësëve të tyre për të mbrojtur identitetin e tyre kulturor ” të veçantë”.
Pra puna ka ardhë deri këtu sa që këta njerëz kanë arritur të helmojnë aq thellë mendimet dhe emocionet e të rinjve sa ta shohin Ganen si kërcnim. Kjo të bën të dridhesh.
Për të mos kaluar këto punë në personale e private si Ganja si të gjitha rastet e ngjashme duhet të zgjedhim durimin duke shpresuar që një ditë do të kemi breza të ri jo paragjykues!