Ursula von der Leyen, diagnostikohet me pneumoni të rëndë, anulon të gjitha takimet për dy javë

03 janar 2025 | 21:04

Shefja e Komisionit Evropioan von der Leyen është sëmurë me ‘pneumoni të rëndë’ dhe ka anuluar të gjitha takimet e saj për dy javët e ardhshme, ka njoftuar zyra e saj.

Zëdhënësi Stefan De Keersmaeker deklaroi se agjenda politike e von der Leyen ka ndryshuar, duke përfshirë një fjalim që ajo do të mbante në Lisbonë, si dhe një vizitë në Poloni për fillimin e Presidencës polake të Këshillit Evropian, shkruan euronews.

“Ajo është diagnostikuar me pneumoni të rëndë”, tha De Keersmaeker në një deklaratë.

Megjithatë ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi gjendjen e saj ose shkakun e sëmundjes së saj.

Ndryshe, në moshën 66-vjeçare, von der Leyen sapo kishte nisur mandatin e saj të dytë pesëvjeçar në krye të organit të fuqishëm ekzekutiv të BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, ka…