Ursula von der Leyen paditet për negociata ‘private’ me ‘Pfizer’-in
Lobisti belg, Frederik Baldan, ka pasitur presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, para gjykatës belge në Liege me dyshimin se ajo personalisht ka negociuar me kompaninë “Pfizer” për prokurimin e vaksinave kundër coronavirusit.
Baldan i ka kërkuar presidentes së KE-së dëmshpërblim në shumën prej 50 mijë eurosh për dëmin moral të shkaktuar.
Ai pretendon se Von der Leyen, ka negociuar prokurimin e vaksinave jashtë mandatit të dhënë asaj nga shtetet anëtare të BE-së. Vendet anëtare të BE-së ia dhanë mandatin KE-së, jo personalisht Ursula von der Leyen-it, ka thënë Baldan.
Në rast se presidentja e Komisionit Evropian fshinte mesazhet që ajo shkëmbeu me CEO të “Pfizer”-it Albert Burle, mund të krahasohet me shkatërrimin e dokumenteve administrative publike, ka pohuar Baldan, shkruan “Reuters”, përcjellë “Abcnews”.
Ai ka thënë se nëse Von der Leyen nuk dëshiron të zbulojë përmbajtjen e mesazheve, ajo po kufizon në mënyrë arbitrare të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe deklaron se, sipas ligjit belg, ky është një krim.