Ursula von der Leyen viziton Kosovën javën e ardhshme
20 tetor 2024
| 09:20
Të shtunën e 26 tetorit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të turit ballkanik që do të bëjë përgjatë javës së ardhshme.
Sipas paralajmërimeve nga KE-ja, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen do të përqendrohet më së shumti në ndihmën që BE-ja po u jep vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane.
Presidentja e KE-së pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.