Uruguai e mposhtë pas penalltive Kanadanë, zë vendin e tretë në Copa America

14 korrik 2024 | 08:45

Uruguai ka zënë podiumin në këtë edicion të Copa Americas.

Pasi u mposht në gjysmëfinale nga Kolumbia, Uruguai u përball për vendin e tretë me Kanadanë, shkruan Gazeta Express.

Koha e rregullt u mbyll me rezultat 2:2, ku në të dy rastet Uruguai kishte epërsinë me golat e Bentancur dhe Luis Suarez.

Por, Kone dhe Jonathan David realizuan për të barazuar rezultatin në të dyja rastet.

E në penallti, Uruguai shënoi fitore 4:3 për të zënë podiumin në këtë edicion të Copa Americas.

Kujtojmë se në finalen që luhet sonte pas mesnate përballen Argjentina dhe Kolumbia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka arritur në New Jersey, raporton…