US Open: Medvedev në finale me Gjokoviqin
09 shtator 2023
| 10:45
Carlos Alcaraz nuk arriti ta mbrojë titullin e kampionit të US Open pasi u mposht nga Daniil Medvedev teksa rusi arriti edhe një finale në New York kundër Novak Gjokoviqin.
Spanjolli 20 vjeçar numër një u mposht nga Medvedevi, duke e pamundësuar përsëritjen e finales së Wimbledonit mes Alcarazit e Gjokoviqit.
Gjokoviqi mposhti amerikanin e ri, Ben Shelton për t’iu afruar edhe një titulli të madh, e për të shkuar në 24 tituj gjithsejtë.
Në finalen e vitit 2021, Gjokoviqi u mposht nga Medvedevi dhe nuk iu lejua hyrja në SHBA në turneun e vitit të kaluar për shkak se nuk ishte vaksinuar kundër Covid-19.