US Open përcaktohen çerekfinalistët e parë
Pas skualifikimit të Novak Djokoviq, që kreu një gjest të shëmtuar në raundin e katërt të US Open, beteja për fitimin e turneut nju-jorkez është e hapur te meshkujt.
Favorit shihet tenisti gjerman Alexander Zverev, që shkon në çerekfinale pas fitores 3-0 (6-2, 6-2, 6-1) ndaj spanjollit Davodovich Fokina. Kualifikohet edhe kanadezi Dennis Shapovalov, që mundi 3-1 belgun David Gofn, ndërsa kroati Borna Coric mposhti 3-0 australianin J. Thomson. Te femrat, një biletë për në çerekfinale siguron tenistja japoneze Naomi Osaka. Ish-numri 1 në botë mundi 2-0 (6-3, 6-4) finlandezen Ann Kontaveit.
Kualifikohet edhe tenistja kazake Yulia Putuntseva, që mundi 2-1 kroaten P. Martic, ndërsa tenistja amerikane Jenniffer Brady eliminoi gjermanen Angelique Kerber (2-0). Surprizë eliminimi i çekes Petra Kvitova, që u mund 2-1 nga tenistja amerikane S. Rodgers.