‘US Open’ përmbys renditjen në të dyja kategoritë

18 shtator 2023 | 12:26

Triumfi në grand slam të US Open ka rikthyer tenistin serb Novak Djokoviq në krye të renditjes botërore, me 11.795 pikë. Ai ka zbritur nga froni spanjollin Carlos Alcaraz, që tashmë ndodhet 3000 pikë pas serbit. Në vendin e tretë ndodhet sërish rusi Daniil Medvedev.

Edhe te femrat ka ndryshime në krye të renditjes, ku në vendin e parë ndodhet tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka. Ajo humbi në finalen e “US Open”, por gjithsesi rrëmben kreun e renditjes, duke zbritur në vendin e dytë polaken Iga Swiatek.

Fituesja e “US Open” për femra, Coco Gauff, ngjitet në vendin e tretë, ende 3000 pikë larg kreut, por muajt e fundit kanë qenë të shkëlqyer për të, duke ngjitur shpejt shkallët e renditjes.

Meshkuj

1.Novak Djokoviq            11.795 pikë
2.Carlos Alcaraz              8.535
3.Daniil Medvedev          7.280
4.Holger Rune                 4.710
5.Stefanos Tsitsipas       4.615

Femra

1.Aryna Sabalenka        9.266 pikë
2.Iga Swiatek                 8.195
3.Coco Gauff                  6.165
4.Elena Rybakina         5.790
5.Jessica Pegula            5.755

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar është shkarkuar nga…