USAID-i do ta përkrah Ministrinë e Drejtësisë në avancimin e infrastrukturës ligjore

16 qershor 2020 | 15:45

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur në takim drejtoreshën e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, me të cilën ka diskutuar për prioritetet  e tij për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, ministri Selimi e ka njoftuar drejtoreshën Magno që në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit,  Ministria e Drejtësisë përmes politikave publike është duke synuar konsolidimin e drejtësisë komerciale e cila sipas tij do të ndikojë në rritjen e investimeve të huaja sepse do të siguron sektorin e biznesit për qasje të shpejtë dhe efikase në drejtësi, raporton “Epoka e re”.

Ndërsa drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, ka konfirmuar se ky mision do vazhdojë të mbetet partner kryesor i Ministrisë së Drejtësisë në avancimin e infrastrukturës ligjore në Kosovë.

Ministri Selimi dhe drejtoresha Magno kanë diskutuar edhe për bashkëpunime në projekte tjera që kanë të bëjë me sundimin e ligjit në Kosovë.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar manualin për mbrojtjen ndaj pandemisë…