USAID-i do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Drejtësisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno dhe anëtarë të tjerë të këtij programi.
Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu, e ka njoftuar drejtoreshën Magno për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa po ashtu ka folur edhe për procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, me theks të veçantë vettingun.
Ministrja Haxhiu, ka thënë se USAID-i mbetet partner serioz i Ministrisë së Drejtësisë në projektet e përbashkëta në sundimin e ligjit në Kosovë.
Ndërsa drejtoreshën Magno, pasi e ka falënderuar ministren Haxhiu, ka thënëse USAID-i do vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Drejtësisë në avancimin e mëtejmë të proceseve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.
Ministrja Haxhiu dhe drejtoresha Magno diskutuan edhe për koordinimin e aktiviteteve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.