USAID-i mbështet fermerët, synohet rritja e prodhimit të shpargujve në 50 mijë kg në vit
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Dijana Zivic, ka marrë pjesë në panairin “Ditët e Promovimit të Asparagut”, i cili u organizua nga MBPZhR-ja dhe programi i USAID-it “Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO).
Drejtori i zyrës ekomomike në USAID, Brian Martalus, ka thënë se në Kosovë nevoja për prodhimin e shpargujve është më e madhe prandaj edhe USAID-i po ndihmon në kultivimin e kësaj bime.“Nuk është hera e parë që e ndërmarrim këto ditë të shpargujt në Kosovë kjo është hera e tretë, arsyeja është se janë këtu është ky byrek i shpargujve është byreku më i mirë që kam ngrënë ndonjëherë dhe është kënaqësi e madhe të shohim rritjen e prodhimeve të shpargujve në Kosovë tani kemi një prodhim vjetor prej 30 mijë kilogramësh”, ka thënë ai.
Ai tutje ka deklaruar se USAID-i po ndihmon që të promovohen shpargujt sepse janë edhe të shëndetshme dhe është një bimë shumëvjeçare.“Ju kemi ndihmuar fermerëve në disa mënyra, u kemi testuar kulturën që të shohim se a është duke u rritur siç duhet, kemi ofru asistencë teknike dhe kemi krijuar qendrat e grumbullimit, i cili me pas ndahet dhe shitet. Përparësia e kultivimit është se është kulturë e hershme, fermerët mund ta shesin në maj pastaj paratë e fituara mund të investojnë në kultivimin e mjedrës”, ka thënë ai.
Ndryshe, ditët e promovimit të asparagut kanë filluar sot dhe do të zgjasin deri më 4 maj, ndërkaq asparagu është një bimë barishtore, e cila në Kosovë kultivohet kryesisht në Pejë, Obiliq, Vushtrri, Mitrovicë, Lipjan, Istog, Prishtinë dhe Kamenicë.