USAID-i mbështet Kosovën me 34.5 milionë dollarë
21 gusht 2024
| 12:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Mary Elieen Devit nga USAID-i, kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh.
Amendamenti numër 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore është nënshkruar nga presidentja Osmani, në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID.
Ndërsa pas nënshkrimit, Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të deklarohen për medie.