USAID-i mbështet sektorin privat me 1.5 milion dollarë
18 shkurt 2018
| 11:52
Ndihmës administratori i USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman u takua sot me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Bierman ka theksuar nevojën për një përqendrim të vazhdueshëm në sundim të ligjit; sistem gjyqësor transparent dhe të bazuar në meritë; avancim të mjedisit afarist i cili do të nxisë investime në sektorin privat; dhe në përpjekje më të mëdha për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Ai gjithashtu ka njoftuar lidhur me një grant të ri të USAID-it, në vlerë prej 1.5 milion dollarë për të mbështetur sektorin privat të Kosovës dhe aktivitetet e gatishmërisë së fuqisë punëtore.
Këto aktivitete angazhojnë rininë duke forcuar shkathtësitë e saj të të menduarit kritik dhe duke avancuar potencialin për punësim.