USAID-i me projekte për komunën e Gjakovës

12 janar 2018 | 16:06

 

Në kuadër të projektit të USAID-it për komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse (TEAM), kryetari i komunës së Gjakovës me bashkëpunëtorë ka pritur të premten në një takim informues delegacionin nga ky projekt, me ç’rast është njoftuar më gjerësisht rreth projektit.

Në këtë takim është prezantuar qëllimi i këtij projekti që është ngritja e transparencës dhe llogaridhënies në pesë komunat e përzgjedhura për këtë projekt, në bazë të vlerësimeve për performancë më të mirë.
Qëllimi kryesor është ngritja e kapaciteteve sidomos në fushën e prokurimit publik, auditimit të brendshëm dhe financave publike duke bërë kështu që ky model të përcillet edhe në komunat tjera të Kosovës.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka falënderuar pjesëmarrësit për takimin si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të stafit të administratës komunale për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Ai ka theksuar që ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe sjell benefite për komunën e Gjakovës dhe qytetarët e saj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të komunës së…