Useini prezantohet te Llapi
19 qershor 2024
| 14:03
Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të qendrës, Muhamed Useini. Useini i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Tahir Batatina, pas eksperiencës dy-vjeçare me FC Prishtina, me të cilët u paraqit në 72 ndeshje zyrtare dhe arriti t’i realizoj tri gola.
Futbollisti tetovar është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje dhe i ka uruar edhe suksese të mëtutjeshme.
“Useini ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër dhe menjëherë është bashkuar me grupin në përgatitjet e garave evropiane. Mirë se vjen dhe paq suksese me fanellën bardhekaltër, Meti”, thuhet në njoftimin e Llapit.