Useni vazhdon kontratën me Prishtinën

20 qershor 2023 | 20:18

Mbrojtësi me përvojë Muhamed Useni e ka vazhduar kontratën me FC Prishtinën edhe për një vit.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut iu bashkua skuadrës kryeqytetase në fillim te edicionit të kaluar për t’u shndërruar në një nga shtyllat kryesore të ekipit.

Useini në total i ka zhvilluar 38 ndeshje me Prishtinën, në kampionat dhe Kupë, teksa i ka realizuar tre gola dhe e ka bërë një asistim.

Ai shprehet i lumtur që e ka vazhduar bashkëpunimin me Prishtinën.

“FC Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe jam shumë i lumtur që e gjetëm gjuhën e përbashkët për ta vazhduar bashkëpunimin. Që nga dita e parë që kam ardhur në skuadër, jam munduar që ta jap më të mirën time në fushën e gjelbër. Për fat të mirë në këtë edicion e fituam edhe Kupën e Kosovës. Besoj se edhe në edicionin e ri do të luftojmë për trofe ashtu siç Prishtina ka bërë gjithmonë”, ka thënë Useni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti tha se nuk…