‘Ushqimi dhe birra më të mira pa cigare”, ambasadori gjerman përgëzon ministrin Peci
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgëzuar ministrin Faton Peci për këmbënguljen e tij që ta zbatojë ndalesën për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura të restoranteve e kafeterive.
Peci ka nisur të zbatonte një ndalesë të moçme që kishte nisur të zbatohej qëmoti, por pastaj ishte harruar.
Në këtë drejtim, ambasadori Rohde ka lavdëruar Pecin për një veprim të tillë.
“Lajm i mirë që ministër Peci ka filluar zbatimin ndalesës së moçme për restorante e bare, etj., përmes inspeksioneve strikte. Ushqimi dhe birra janë më të mira pa cigaren rreth jush, dhe më të shijshme për të gjithë ne”, ka shkruar Rohde.
Nuk dihet deri tash se sa dënime janë shpërndarë ndaj kafeterive dhe restoranteve për mos-respektim të ligjit për duhanit.
Good news❗️👏 that Min. Peci has started enforcing the long-existing smoking ban regulations in restaurants, bars etc. through strict compliance inspections 🚭🙏 Food and beer‘s much better without 💨🚬 around you, and much healthier for us all 🍻🌮🥗
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 17, 2023