Ushqimi në FSK, Maqedonci: Është faza përfundimtare e rekrutimit të personelit të specializuar

27 nëntor 2024 | 13:15

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur sërish për ushqimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke thënë se nuk ka munguar asnjëherë.

Ai është shprehur se janë në në fazën përfundimtare të rekrutimit të personelit të specializuar në kuzhinat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Çështja e ushqimit është drejtuar pikërisht me datën 30 shtator, kur ne kemi orientuar, e kemi formësuar përgatitjen e ushqimit përmes koncepteve të vetqëndrueshmërisë”.

“Tanimë jemi në fazën përfundimtare të rekrutimit të personelit të specializuar në kuzhinat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Asnjëherë nuk ka munguar ushqimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe furnizimi është bërë në vazhdimësi duke shfrytëzuar kontratat e autoritetit qendror të prokurimit”, është shprehur Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari Glauk Konjufca është deklaruar në lidhje me punëtoret teknike…