Ushtaraku i lindur në Mitrovicë, në krye të ushtrisë serbe
Ljubisha Dikoviq nuk do të shërbejë më si shef i shtabit të forcave të armatosura serbe. Lajmin e bëri të ditur presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili tha se në vend të tij u emërua Gjenerali Milan Mojsiloviq, një ushtarak i lindur në Mitrovicë të Kosovës.
“Kam pranuar kërkesën e Dikoviçit për daljen në pension. Dua ta falenderoj për marrëdhënien e tij me Serbinë dhe heroizmin dhe guximin që e kundërshtoi agresionin e NATO-s”, deklaroi Vuçiq.
Siç raporton B92, Milan Mojsiloviq është një nga oficerët më me përvojë të Forcave të Armatosura Serbe.
Ai ka shërbyer si shef i departamentit të operacioneve në komandën e forcave operative të Armatës së Serbisë, zëvendës komandant i Komandës së bashkuar operative të Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandanti i Ushtrisë.
Përpara se te merrte këtë detyre ai shërbeu si në Përfaqësinë ushtarake në Misionin e Republikës së Serbisë në NATO në Bruksel. Milan Mojsiloviq ka lindur në Mitrovicë më 3 gusht 1967.