Ushtaraku izraelitë: 31 nga pengjet e mbetura në Gaza kanë vdekur
06 shkurt 2024
| 22:09
Zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit ka thënë se 31 nga pengjet e mbetura që mbaheshin në Gaza kanë vdekur.
“Ne kemi informuar 31 familje se të dashurit e tyre të kapur nuk janë më në mesin e të gjallëve dhe se i kemi shpallur të vdekur”, tha kundëradmirali Daniel Hagari në një konferencë të rregullt për media, raporton Skynews.
Gjithsej 136 izraelitë mbahen ende robër nga militantët palestinezë në Gaza.