Ushtaraku kosovar: Situata në veri është e brishtë, edhe pse është rritur prezenca e policisë e KFOR-it
22 nëntor 2024
| 08:47
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel dhe ushtarak i karrierës, ka folur në lidhje me Banjskën.
Sipas Sylejmanit, situata në veri është e brishtë.
“Një prezencë e madhe e armatimit që nga viti 2017 e me eskalimin e rastit të Banjskës, gjithçka ka qenë e përgatitur. Aksionet ende s’kanë përfunduar, ka armë ende të shumta, edhe pse është rritur prezenca e KFOR-it dhe e policisë, situata është e brishtë”, ka thënë ai në RTK.
Koloneli Sylejmani ka përmendur edhe faktin se ka shumë armatim në duar të ndryshme në Kosovë.
“Të rinjtë janë më së shumti të përfshirë në armatimet ilegale, mos të flasim kur ka raste edhe ndër 18 vjet. Përkundër sekuestrimeve dhe aksioneve të ndryshme nga ana e Policisë, po del se armatimi është shumë prezentë” – ka thënë ai.