Ushtarë të FSK-së dhe FASh-it kryejnë stërvitje komplekse në kushte të vështira moti dhe terreni
29 dhjetor 2024
| 13:54
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë me dije se ka përfunduar me sukses një stërvitje komplekse në kushte të vështira moti dhe terreni, nga ushtarë të FASh-it dhe të FSK-së.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se është dëshmuar fryma e bashkëpunimit dhe profesionalizmit.
“Kursantët treguan përkushtim dhe aftësi të larta operacionale, duke përmbushur me sukses detyrat speciale të kërkuara nga misioni i Batalionit Komando”.
“Krenarë për të gjithë ata që sfidojnë kufijtë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e vendit!”, është thënë në njoftimin e ministrisë
Stërvitja përfshiu:
- Testimin e kapaciteteve dislokuese dhe aftësive fizike e psikologjike.
- Marshim 42 km me pajisje, kalim i vijës së frontit, zbulim dhe goditje objektivi, mbijetesa dhe rikthimi në zonën e sigurt.