Ushtarë turq të KFOR-it trajnojnë snajperistë të FSK-së
20 janar 2025
| 11:30
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë trajnime për qitje me snajperë nga ushtarë turq në kuadër të KFOR-it, raportoi “Daily Sabah”.
Trajnimi, siç është thënë, ka të bëjë me përpimirësimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së.
Në deklaratën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është thënë se trajnimi është kryer në bashkëpunim me Forcat e Armatosura Turke (TSK) për të përmirësuar gatishmërinë e FSK-së për operacione të menaxhimit të krizave, mbrojtjes civile dhe reagimit emergjent.