![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/ushtri.jpg)
Ushtarët amerikanë e shqiptarë të KFOR-it punojnë bashkë në helikopterët Blackhawk
Ushtarët amerikanë dhe shqiptarë të KFOR-it kanë kryer mirëmbajtjen e helikopterëve “Blackhawk UH60M”.
Kjo është bërë me dije nga KFOR në një komunikatë për media.
“Ushtarët amerikanë të aviacionit të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO, u bashkuan me ushtarët shqiptarë të aviacionit për të kryer mirëmbajtjen e helikopterëve Blackhawk UH60M. Të dy shtetet punuan së bashku duke zëvendësuar boshtet kryesore të rotorit në avion. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, ka njoftuar KFOR-i.