
Ushtarët amerikanë nuk i ndahen veriut, KFOR-i publikon pamje nga patrullimi atje
19 mars 2025
| 12:45
KFOR-i përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook” kanë treguar për një patrullim që ushtarët amerikanë në kudër të misionit, kanë kryer sot (e mërkurë) në veri të Kosovës në afërsi të vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ata kanë patrulluar me vetura dhe gjithashtu edhe në këmbë përgjatë vijës kufitare.
KFOR-i ka shkruar se këto patrullime janë për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.