
Ushtarët amerikane patrullojnë kufirin Kosovë – Serbi, KFOR-i ndan pamje
18 shkurt 2025
| 17:01
Ushtarët amerikanë kanë patrulluar kufirin Kosovë – Serbi në zonat veriore të vendit.
Lajmin e ka bërë me dije KFOR-i nëpërmjet në një postim në “Facebook”.
“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare administrative. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka njoftuar KFOR-i.