Ushtarët amerikanë patrullojnë në Zubin Potok, KFOR-i: Trupat tanë qëndrojnë të gatshëm për të ofruar siguri

01 dhjetor 2024 | 18:06

Ushtarët amerikanë të KFOR-it po kryejnë patrullime në Zubin Potok, në veri të Kosovës.

Misioni paqeruajtës i NATO-s publikoi fotografi të ushtarëve amerikanë në atë pjesë të vendit, ndërsa theksoi gatishmërinë për të ofruar siguri.

“Trupat e KFOR-it qëndrojnë të gatshëm të vendosen dhe të ofrojnë siguri për të gjithë njerëzit e Kosovës. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë”, thuhet në postimin e KFOR-it.

KFOR-i më tej rikujton se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i gjithashtu tha se po punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person rreth të 50-ave është vrarë me armë zjarri…