
Ushtarët amerikanë të aviacionit në një patrullim rutinor me helikopter në kufirin mes Kosovës me Serbinë
12 mars 2025
| 23:17
Ushtarët e aviacionit amerikan të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR të udhëhequr nga NATO, kryen një lëshim nga ajri të trupave të këmbësorisë amerikane në mbështetje të një patrullimi rutinë në veri të Kosovës.
Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.