Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në veri
04 janar 2025
| 17:58
KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë të Komandës Rajonale në Lindje kanë kryer patrullime në veri të vendit.
Në një postim në “Facebook” janë treguar arsyet e patrullimit në atë pjesë.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka njoftuar KFOR-i.