Ushtarët e dehur të Putinit rrahen mes vete në qendrën e trajnimit
Skandalet nuk kanë të ndalur në ushtrinë ruse të Vladimir Putinit. Pas një nate me alkool pa limit, filloi rrahja masive e rezervistëve rusë në qendrën e trajnimit, ku po bëheshin gati për t’u nisur në fushëbetejë në Ukrainë.
Pamjet amatore shfaqin ushtarët e dehur duke goditur njëri-tjetrin, ku disa prej tyre përfundojnë të shtrirë në tokë pavetëdije, transmeton Telegrafi.
Jashtë barakave të qendrës së trajnimit në Yurga të Siberisë, ata u panë duke shkëmbyer grushta e shqelma ndërmjet vete.
Në anën tjetër, për ta qetësuar situatën ndërhynë inteligjenca e ushtrisë së Putinit si dhe policia ushtarake, që i tërhiqnin zvarrë disa ushtarë që kishin humbur vetëdijen.
Ata ishin pjesë e brigadës së 74-të të motorizuar që po përgatiteshin për të shkuar në luftë në Ukrainë.
Kjo është videoja e fundit që tregon mungesën e profesionalizmit, disiplinës si dhe përkushtimit në ushtri.
E këtë e ka dëshmuar në qindra video të postuara deri më tani, ushtria e presidentit rus.