Ushtarët e FSK-së bëhen me bereta të reja
09 shkurt 2023
| 15:21
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka treguar se nga sot ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajisen me bereta të reja.
Mehaj në “Facebook” ka shkruar se pas dekretimit të beretave nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, së bashku me gjeneral Bashkim Jasharin, në një ceremoni solemne kanë bërë shpërndarjen e beretave të reja.
“Nga sot, beretat do të kenë ngjyra dalluese që simbolizojnë identitetin e veçantë të njësive tona ushtarake si: forcat tokësore, policia ushtarake, forcat për operacione civile dhe forcat speciale. Shumë urime komandove tona për beretat e reja dhe vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të reja”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.