Ushtarët e FSK-së me trupat amerikanë jashtë vendit, për çka voton sot Kuvendi?

05 janar 2021 | 14:52

Kryeministri Avdullah Hoti, ka sqaruar misionin që do të ketë Forca e Sigurisë së Kosovës në misionet jashtë vendit.

Hoti ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se në seancën e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës që do të mbahet sot, pritet të merret vendimi për bashkë-dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

“Me kërkesën time, sot prej orës 18:00 do të mbahet një Seancë e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës: Marrja e vendimit për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka bërë me dije se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar kontingjentin e FSK-së në misione jashtë vendit është bërë në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Republikës së Kosovës me 31 dhjetor 2021, ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ky vendim i është dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nëpërmjet një komunikate për medie…