Ushtarët e FSK-së në Britani, Osmani: Me aleatët tanë mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë

19 janar 2024 | 16:39

Të enjten është nisur kontingjenti i FSK-së në Britaninë e Madhe për operacionin “INTERFLEX”, që realizohet në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.

Në lidhje me këtë ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka uruar ushtarët e FSK-së për sukses duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase.

“Ata do të luajnë një rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase. Krahë aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Operacioni “INTERFEX” zhvillohet në Britaninë e Madhe  dhe ka për qëllim trajnimin e trupave të Ushtrisë së Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë,…