
Ushtarët e FSK-së trajnohen nga amerikanët si të reagojnë në fushëbetejë
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar trajnimin “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë”, të mundësuar nga ekipi i instruktorëve amerikanë.
FSK-ja ka njoftuar se pjesëtarët e saj po trajnohen si të reagojnë në fushëbetejë, duke shtuar se pjesëmarrës në këtë trajnim ishin një toge e Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.
“Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përveç që përfituan ne aspektin e njohurive dhe eksperiencave te reja sa i përket reaguesve te pare ne fushëbeteje ata përfituan edhe eksperienca sa i përket ndërveprueshmërisë me partneret”, është thënë në njoftimin e FSK-së.
Njoftimi i plotë i FSK-së:
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen si të reagojnë në Fushëbetejë
Një nder objektivat e Forcës së Sigurisë së Kosovës është shkollimi dhe trajnimi i pjesëtarëve të saj, me qëllim të mbajtjes së nivelit të gatishmërisë si dhe avancimit dhe ngritjes profesionale në të gjitha fushat.
Në vazhdën e trajnimeve këtë herë ekipi i instruktoreve Amerikan mundësoi realizimin e trajnimit “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë” ku pjesëmarrës ishin një toge e Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.
Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përveç që përfituan ne aspektin e njohurive dhe eksperiencave te reja sa i përket reaguesve te pare ne fushëbeteje ata përfituan edhe eksperienca sa i përket ndërveprueshmërisë me partneret.
Në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog u organizua ceremonia e certifikimit për të gjithë pjesëtarët që arritën ta përfundojnë me sukses trajnimin.