Ushtarët e FSK-së trajnohen nga forcat e operacioneve speciale të ShBA-së

16 nëntor 2023 | 17:11

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka bërë me dije se një ekip nga Forcat e Operacioneve Speciale të ShBA-së, gjatë tetorit ka ushtruar bashkë me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në njoftim është thënë se Forcat e Operacioneve Speciale të ShBA-së kanë udhëzuar FSK-në për taktikat, teknikat dhe procedurat bazë të këmbësorisë.

“Gjatë gjithë tetorit, një ekip nga Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së udhëzoi partnerët tanë të FSK-së për taktikat, teknikat dhe procedurat bazë të këmbësorisë”.

“ShBA-ja është e përkushtuar të mbështesë planin 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së për t’u bërë një forcë profesionale, multietnike, ndërmjet NATO-s, mbrojtëse territoriale, subjekt i mbikëqyrjes civile”, ka njoftuar ambasada amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) të enjten kanë futur…