Ushtarët e FSK-së trajnohen nga ushtria britanike

07 maj 2024 | 14:27

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka publikuar një fotografi ku shihen ushtarët e FSK-së gjatë një trajnimi me ushtrinë britanike.

“Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës  (FSK) është duke u trajnuar me Ushtrinë britanike në Belize në testimin e aftësive bazë të ushtarëve për të operuar në mjediset më të vështira duke u integruar me partnerët tanë të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është përshkallëzuar protesta para Bashkisë së Tiranës gjatë ditës së…