Ushtarët e Kadirovit vjedhin ushqime në dyqane, shpërndajnë “ndihma”
03 prill 2022
| 00:01
Një video, e realizuar nga çeçenët e Kadirovit, shfaq disa ndihma humanitare “nga Rusia”. Këto ushqime, thonë Forcat e Armatosura të Ukrainës, janë vjedhur në dyqanet ukrainase:
“Ja si mund ta kuptoni se janë të vjedhura. Në mbishkrimet e produktet janë markat ukrainase. Dmth., ato nuk janë sjellë nga Rusia dhuratë siç thotë ky pushtues, por janë vjedhur në dyqanet e qytetarëve tanë”.
/Epoka e re/