Ushtarët e KFOR-it afër të cilëve pati gjuajtje me armë janë letonezë
25 dhjetor 2022
| 23:35
Ushtarët e KFOR-it në Veri të Kosovës pranë të cilëve është gjuajtur me armë janë letonezë.
Këtë ia ka kumtuar Gazetës Express, zyra për media e KFOR’it në Kosovë.
Më parë KFOR’i konfirmoi për ngjarjen që ka ndodhur të dielën.
“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet, ashtu siç kemi bërë do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.