Ushtarët e KFOR-it bëjnë stërvitje për të mbrojtur Manastirin e Deçanit
17 korrik 2024
| 19:45
Ushtarët e KFOR-it bëjnë stërvitje për të mbrojtur Manastirin e Deçanit
Ushtarët nga Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it (KTRBN) dhe nga Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it kanë zhvilluar sot një stërvitje të përbashkët në Deçan.
“Njësitë bën manovra të ndryshme për të mbrojtur Manastirin dhe për të siguruar zonat përreth”.
“Ky trajnim është pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.