Ushtarët e KFOR-it përfundojnë garën ndërkombëtare të sporteve ushtarake

10 mars 2025 | 15:20

Ushtarët shumëkombësh të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë përfunduar me sukses Garën Ndërkombëtare të Sporteve Ushtarake (MSC), e organizuar nga Forcat e Armatosura Austriake.

“Mbajtja e kondicionit fizik dhe forcës mendore është thelbësore për suksesin e përgjithshëm të trupave të KFOR-it, të cilët vazhdojnë përditshmërisht misionin e tyre për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës”, është thënë në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i vijon zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Misioni punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me përgjegjësitë e tyre si garantues të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerta Deliu nga PDK-ja ka kritikuar deklaratat e kryeministrit, Albin…