Ushtarët e KFOR-it shfaqen me armë të gjata nga pika kufitare në Leposaviq
18 nëntor 2024
| 18:55
Misioni i KFOR-it ka publikuar pamje nga patrullimet rutinore në pjesën kufitare në veri, përkatësisht në Leposaviq.
Ushtarët nga Latvia janë parë me armë të gjata duke kryer patrullime në këtë pjesë të kufirit.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në njoftimin e KFOR-it.