Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së, integrimi në NATO

22 nëntor 2024 | 14:52

Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së ka marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët me Shërbimin Mjekësor të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSh) ku kanë realizuar stërvitjen e përbashkët për ROL1.

Sipas njoftimit të FSK-së, qëllimi i këtij aktiviteti ishte avancimi i ndërveprueshmërisë profesionale mjekësore ndërmjet të dy forcave, ku synim i përbashkët është integrimi në strukturat e NATO-s.

“Ky është një hap shtesë në përafrimin dhe standardizimin  e procedurave për këtë funksion të rëndësishëm të mbështetjes luftarake. Gjithashtu ky aktivitet kishte një rendësi te madhe edhe për përgatitjen e dy njësive për procesin MEDEVAL të NATO-s. Forca e Sigurisë së Kosovës falënderon Forcat  Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe ofrimin e kapaciteteve të saj në zhvillim të aktiviteteve bilaterale. FSK-ja dhe FARSh-i vazhdimisht zhvillojnë aktivitete bilaterale në përmbushje të objektivave përkatëse duke kontribuar në paqen dhe sigurinë rajonale dhe më gjerë”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrallëherë në luftën në Ukrainë përdorimi i një arme të…