Ushtarët e Kosovës ngjiten në majën e Trigllavit në Slloveni (foto)
18 korrik 2022
| 14:08
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë ngjitur me sukses në majën e Trigllavit, 2 mijë e 864 metra lartësi mbidetare.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Mehaj ka thënë se ngjitja e ushtarëve të Kosovës është bërë e mundur falë bashkëpunimit me klubin alpin “Prishtina”.
Ai ka theksuar se ky ekip do të synojë të ngjitet në majën e malit Mont Blanc, e cila është me lartësi mbidetare 4 mijë e 810 metra.