Ushtarët e Kosovës prej sot do të ushqehen nga kjo kompani

20 shtator 2024 | 11:11

Ministria e Mbrojtjes (MM) e ka shpërblyer të enjten me kontratë grupin e operatorëve ekonomik N.T.P Hajdini Comerc dhe Bylmeti-KS për përgatitjen e ushqimit për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Vlera e ofertës përfundimtare duke u bazuar në çmimin për njësi pas përfundimit të negociatave është 2.149.00.00 euro. Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kontrata ka të bëj me shërbim ushqimi për nevojat e FSK-së.

Ministrinë të cilën e udhëheqë Ejup Maqedonci i ka dërguar ftesë për ofertim tri kompanive. Aty morën pjesë grupi i operatorëve ekonomik “Sa&Ma shpk, Walker S Food SHPK, Royal Bakery SHPK” të cilët ofertuan me çmim 2,168,000 milion euro dhe grupi i operatorëve ekonik “Isuf Musliu BI, Delfin l.t.d shpk” me çmim 2,753,800 euro. Kompania “Hajdini Comerc” të cilën e drejton Granit Leku me vëllezërit e tij janë aktiv në këtë lëmi tash e 25 vite dhe sipas njoftimit të publikuar nga KRPP, në këtë ofertim ishin më të lirët. “Hajdini Comerc” iu shërben institucioneve të ndryshme në Kosovë përfshirë, spitaleve të Kosovës, çerdheve publike, shtëpive të të moshuarve (domeve), mezes së studentëve dhe burgjeve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet: 20.09.2024 ÇAGLLAVICË - (Në të dy anët e rrugës)…