Ushtarët e Kosovës trajnohen për përdorimin e ‘HAR-66’

03 shkurt 2025 | 12:10

Në kuadër të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura Turke dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës (FSK), është realizuar me sukses trajnimi për pajisjen “HAR-66”.

Sipas një postimi në “Facebook” është bërë me dije se ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

“Bashkëpunim i vazhdueshëm mes dy forcave kontribuon në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, për të qenë gjithnjë e më e gatshme për të përmbushur misionin dhe detyrat e saj”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kandidati për deputet edhe…