Ushtarët e Kosovës tregojnë sukses në garat ushtarake në ShBA

15 mars 2021 | 13:54

Në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nga 12 deri më 14 mars në kampin “Dodge” të Gardës Kombëtare të Ajovës është mbajtur “Gara e luftëtarit më të mirë”, në të cilën kanë qenë pjesëmarrës edhe ushtarët e FSK-së, konkretisht dy nënoficerë dhe një udhëheqës i garuesve.

Pjesëmarrja e FSK-së në këtë ngjarje është bërë në kuadër të partneritetit që ka FSK-ja me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Nënoficerët e FSK-së kanë treguar profesionalizëm të lartë në këtë ngjarje, duke siguruar kështu vendin e dytë në dy disiplina  “ushtarin më të mirë” dhe  “nënoficerin më të mirë”.

Rreshter Arjan Zabeli në disiplinën për nënoficerin më të mirë ka zënë vendin e dytë dhe tetar Alban Fetahu në disiplinën për ushtarin më të mirë gjithashtu ka zënë vendin e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të flasë përmes video-lidhjes…