Ushtarët e Putinit rrahin brutalisht kolegun e tyre të besimit islam
25 tetor 2022
| 08:18
Një video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq disa burra të veshur me rroba ushtarake dhe me flamurin rus në kraharor, e cila ka nxitur reagime të ashpra.
Raportohet se disa ushtarë rusë rrahin kolegun e tyre. Arsyeja është krejt bizare. Viktima i përkiste besimit islam.
Në video dëgjohet duke e sharë dhe vazhdimisht duke ia bërë me dije se po e rrahin vetëm pse është musliman.