Ushtarët e Ukrainës i fshijnë këpucët me flamurin serb (video)
Kanë kaluar dy vite prej kur Rusia e ka nisur pushtimin ushrarak të Ukrainës.
Përmes këtij invazioni janë rrezikuar paqa dhe demokracia jo vetëm në shkallë Evrope, raporton “Epoka e re”.
Prandaj lufta e pandalshme dhe qendresa titanike e Ukrainës ka ndeshur në mbështetje plebishitare si në Evropë ashtu dhe në SHBA.
Tashmë ndihmat ushtarake ndaj Ukrainës, krahas atyre humanitare, peshojnë miliarda të tërë dollarësh!
Në bllokun kundër luftës së Rusisë është rreshtuar edhe Shqipëria, Kosova si dhe i gjithë Ballkani.
Serbia ka ngelë e vetme jashtë tij. Edhe përkundër faktit se këtë javë ka marrë pjesë në Samitin për Ukrainën, të organizuar në Tiranë, ajo ende nuk ka përkrah dhe nuk iu është bashkangjitur sanksioneve ndaj Rusisë.
Duke njohur aleancën serbo-ruse dhe në shenjë kundërshtimi të saj, në videon që po qarkullon këto ditë në rrjetet sociale, shihen ushtarët ukrainas duke i fshirë këpucët me flamurin serb në një terrritor të luftës.