Ushtarët gjermanë, “luftë” me koronavirusin
Bundeswehri përgatitet për mbështetje në krizën e koronavirusit. Pavarësisht se shumë ushtarë janë infektuar, është e garantuar aftësia e trupës për mobilizim, tha ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.
“Ne të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm që lufta kundër virusit korona është një maratonë”, tha ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer në Berlin.
“Ne po përgatitemi, që nëse kapacitetet e forcave civile të arrijnë në limitet e tyre, të mbështesë me asetet e veta Bundswehri”, shtoi ajo duke pasur parasysh rezervistët në sektorin e shërbimit sanitar.
Sipas të dhënave të saj, në njësinë e rezervistëve janë të organizuar rreth 120 000 rezerviste dhe rezervistë.
Ajo tha se parashikon që për rreth 75 000 syresh janë në dispozicion dhe të gatshëm për veprim menjëherë.
Në sektorin e shërbimit sanitar kanë nisur përgatitjet qysh javën e kaluar.
Deri të enjten (19.03) pasdite janë paraqitur mbi 2 000 rezervistë, prej të cilëve 935 mund të angazhohen menjëherë.
Bundeswehri sidoqoftë ndihmon edhe tani në drejtime të ndryshme, theksoi ajo.
Ndërkohë ka 50 kërkesa bazuar në nenin 35 të ligjit themeltar. Kërkesat kanë të bëjnë si me material mbrojtës e deri te mbikëqyrja e objekteve me infrastrukturë kritike, detyra logjistike e deri te ndërtimi i shtrateve të emergjencës.
Ndërkohë 52 të infektuar
Qëllimi kryesor i forcave të armatosura është, që të sigurojnë gatishmërinë për veprim si brenda edhe jashtë vendit.
Sfida e madhe është, se ndërkohë Bundeswehri sipas të dhënave të Inspektorit të Përgjithshëm, Bernhard Zorn ka 52 të infektuar dhe gjithsej 397 raste të dyshuara për infeksion.
Kramp-Karrenbauer theksoi, se aftësia për veprim është e garantuar, se kjo vlen për të gjithë ata që e kanë të detyrueshëm shërbimin ushtarak.
Ndërkohë është i përjashtuar vetëm kualifikimi i ushtarëve në Irak, tha Zorn.
Kramp-Karrenbauer tha, se brenda kësaj jave ajo do të bisedojë me ministrat e Mbrojtjes të vendeve të BE-së, se çfarë sfidash i presin aktualisht forcat e armatosura. /DW/